Propaganda ruse në Serbi, studimi: Falë Vuçiçit janë përqafuar pozicione rusofile dhe kundër SHBA-së

Një studim i ri tregon se si mediat e kontrolluara nga Rusia manipulojnë me sukses formimin e opinioneve në vendet e Evropës Lindore dhe Jug-Lindore, por sidomos në Serbi.

“Epërsia ruse e medias në pjesën më të mëdha të Ballkanit” përbën një kërcënim serioz për sigurinë e Evrop, sipas studimit të Fondacionit Friedrich Naumann i publikuar këtë të enjte.

“Sistemi i klientelës së Putinit”, i bazuar në shërbimin sekret, oligarkët besnikë, mediat e kontrolluara dhe një sistem gjyqësor që është në linjë të tyre, funksionon si “një plagjiaturë e perfeksionuar” në Serbi dhe vendet fqinje.

Në Serbi, nën sundimin e presidentit Aleksandër Vuçiq dhe me ndihmën e mediave private që ai kontrollon, “me shumë pak përjashtime, mediat më të njohura të vendit përfaqësojnë pozicionet rusofile dhe demonizojnë SHBA-në, BE-në dhe NATO-n”, vazhdon studimi.

Turmat pro Moskës reflektohen në shifra: Megjithëse Serbia ka negociuar me BE-në për më shumë se dhjetë vjet, më shumë se gjysma e të gjithë qytetarëve do të votonin kundër BE në një referendum eventual.

Rreth 45 për qind e të gjithë të anketuarve e quajtën Vladimir Putin si politikanin më të mirë në botë nga këndvështrimi i tyre, i ndjekur – në një distancë të konsiderueshme nga presidenti kinez, Xi Jinping.

Share

Go toTop