Prokuroria urdhëron ndalimin e 81 vjeçarit nga Shkupi, akuzohet për përdhunim të një fëmije

October 7, 2023

Ndaj një banori të Shkupit është ngritur kallëzim penal për veprën penale të përdhunimit. Bëhet fjalë për një 81 vjeçar, i cili dyshohet se ka prekur në pjesët intime një të vajzë të mitur.

Ngjarja e rëndë, siç raportohet nga MPB, ka ndodhur në 21 Shtator të këtij viti në Kisella Vodë të Shkupit.

“Nga ana e Njësisë për krime të dhunshme në SPB Shkup në Prokurorinë Themelore në Shkup është paraqitur kallëzim penal në procedurë të shpejtë për veprën penale ‘përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare’, e dënueshme nga neni 188 paragrafi 5 i Kodit Penal. 81 vjeçari I.P është sjellë para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe i është shqiptuar arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thonë nga MPB.

Previous Story

Nga dhjetori, tarifa e lirë ditore

Next Story

Lëndohet një punonjës ndërtimtarie në Shkup

Latest from Blog

Go toTop