Prokurori i Speciales: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kishin kompetenca brenda UÇK-së për të kryer krime

April 3, 2023

Në Hagë është duke vazhduar gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Prokurori i Speciales, Matthew Hallin në deklarimin e tij potencoi se, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kishin kompetenca brenda UÇK-së, që të kryejnë krime.

“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kishin kompetenca për të kryer krime”, theksoi ai.

Prokurori duke folur për historinë e themelimit të UÇK-së, tha se struktura e ushtrisë ishte në kundërshtim me qasjen e LDK-së, me kryetarin e atëhershëm të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Mes tjerash, ai tha se UÇK përmes Adem Jasharit kishte filluar të sulmojë forcat serbe rreth vitit 1999.

Gjykimi ndaj krerëve ka filluar rreth orës 09:00, ndërkaq të pafajshëm u deklaruan katër të akuzuarit. /Telegrafi/

Previous Story

A u pendua që ishte pjesë e BBVIP Albania? Olta Gixhari emocionon me fjalët për djalin e saj…

Next Story

Për Adelinën vitet janë vetëm numër, ajo shkëlqen në paraqitjen e fundit

Latest from Blog

Go toTop