Duke komentuar miratimin e rezolutës për Serbinë në PE, e cila i bën thirrje Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian që të vendosin masa ndaj Qeverisë së Serbisë nëse përfshihet direkt në sulmin e ndodhur më 24 shtator në Banjska,, i intervistuari i Danas thotë se ky veprim i bëri të ditur Vuçiqit se “duhet të dëgjojë për të gjithë hapat e ardhshëm, kur është fjala për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
E shihni që një ditë më parë ai ftoi serbët të marrin pjesë në zgjedhjet në Veri të Kosovës, pas Banjskës – thotë ai.
Siç interpreton ai, e gjithë ngjarja në Banjskë, kur u vra një polic i Kosovës dhe u vranë tre serbë që morën pjesë në atë sulm, duket e inskenuar me qëllim të përkeqësimit të pozitës negociuese të Serbisë.
“Në këtë situatë, presidenti i Serbisë është në pozitë inferiore dhe si i tillë është ideal si për Perëndimin ashtu edhe për palën shqiptare, prandaj nuk besoj se as ai dhe as Serbia do të pësojnë ndonjë sanksion”, beson Radonjiq.
Siç thekson ai më tej, BE-ja do t’i falë Vuçiqin dhe Banjskën dhe nuk do të kërkojë as ekstradimin e Milan Radoiçiqit, të caktuar si lider i atij grupi kriminal të serbëve në Veri të Kosovës, nëse ai është i bindur në negociatat e mëtejshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. .
Do të japë çfarëdo që të kërkojnë prej tij.
Siç shton ai, “kur them i orkestruar, atëherë dua të them se në këtë kanë marrë pjesë të gjithë – edhe Perëndimi, edhe Beogradi dhe Prishtina”.