Pritja për Ditën e Flamurit, djali i Thaçit falenderon Begajn e Ramën: Shqipëria asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës

November 29, 2023

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për ftesën që i ka bërë në pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit.

Ai ka falenderuar edhe kryeministrin Edi Rama, për “fjalët e ngrohta”, derisa ka thënë se shteti i Shqipërisë “asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës, duke treguar dinjitet dhe respekt të pashoq babit dhe të gjithë UÇK-së.”, raporton Express.

“E falendëroj Presidentin e Republikës së Shqipërisë per ftesën në pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit. Shumë faleminderit edhe Kryeministrit Rama për fjalët e ngrohta. Shteti i Shqipërisë asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës, duke treguar dinjitet dhe respekt të pashoq babit dhe të gjithë UÇK-së. Zoti e bekoftë Shqipërine dhe Kosovën. Ky vit të jetë i fundit i festave pa çlirimtarët. 🇦🇱🇽🇰🇦🇱”, ka shkruar Endriti në Instagram, derisa ka publikuar edhe disa fotografi nga pritja.

 

 

Previous Story

Ndryshimet në komunikacion dhe shkurtimi i orarit të punës së disa institucioneve – gjithçka që duhet të dini për Samitin e OSBE-së në Shkup

Next Story

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ndërron emrin dhe konvertohet në fenë katolike

Latest from Blog

Go toTop