Prishet miqësia Labi-Dafina, moderatori e quan artisten mosmirënjohëse

April 24, 2023

Moderatori i njohur Labinot Gashi dhe këngëtarja Dafina Zeqiri ruanin një miqësi shumë të mirë.

Por mesa duket një raport i tillë nuk ekziston më dhe kjo u pa me mungesën e Labit në festën e ditëlindjes së artistes.

Pikërisht atë ditë, Labi bëri një postim në Instagram me fjalën “mosmirënjohje”, duke i bërë ndjekësit të aludojnë se ishte një thumb indirekt për Dafinën.

I pyetur në një intervistë për Prive, Labi tregoi se postimi nuk ishte rastësi dhe nuk është se i dedikohej vetëm Dafinës, por shumë personave.

“Nuk ke rastësi, por nuk ishte vetëm për të [Dafinën], por për krejt njerëzit e tjerë. Në fakt, ja ku po e them tani nuk ishte vetëm sepse në festë nuk ishte Labi, nuk pash shumë njerëz që ishin në fillimet e hershme të Dafinës, nuk isha veç unë, pro patë”, tha ndër të tjerash Labi.

Previous Story

10 arsyet se pse Japonia është një nga vendet më të zhvilluara në botë

Next Story

Përjashtimet nga taksat, Ekspertët: Nuk ka vend për asnjë dyshim!

Latest from Blog

Go toTop