Prindi i Emetit falenderon bamirësit: Zoti ua dhëntë të gjitha të mirat që ndihmuat për vajzën time!

Brenda 24 orësh grumbullohen 110.000 euro për shërimin e 25 vjeçares nga Gostivari, Emet Karpuzi Shabani. E për këtë kontribut shoqëror, përmes një letre të dërguar në Gostivari Sot, prindi i Emetit, Bekimi ka shprehur faleminderime për të gjithë ata që treguan gatishmëri për të ofruar ndihmesën e tyre.

“Ju faleminderoj për të gjithë kontributin që e dhatë për vajzën time, ishte një organizim shumë i fuqishëm,nuk mjaftojnë fjalët për këtë organizim. Zoti ua dhëntë të gjitha të mirat. Uroj që së shpejti me ndimën e Zotit të realizohet operimi i suksesshëm. Ua kthefsha me gjitha të mirat”, uron prindi i 25 vjeçares.

Mjetet u grumbulluan para se të realizohej aksioni i paralajmëruar humanitar, dhe pasi nuk kishte nevoj i njëjti u anulua

Mbetet të lutemi që Emeti të kalon edhe këtë sfidë me sukses dhe të vazhdon jetën pranë vogëlushes së e saj që tash ka mbushur një muaj që se ka ardhur në jetë. Gostivari Sot

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.