Prindërit maqedonas kundër paraleles shqipe, Shaqiri: Mësimi në gjuhën amtare, e garantuar me Kushtetutë

October 4, 2023

Banorët maqedonas të Idrizovës protestuan para Shkollës Fillore “Njegosh”, kundër hapjes së paraleles së gjuhës shqipe, e cila është kërkesë e prindërve shqiptarë, fëmijët e të cilëve mësojnë në këtë shkollë.

Edhe pse deklarativisht thonë se nuk janë kundër mësimit në gjuhën shqipe, protestuesve u pengon që fëmijët e asaj zone të mësojnë në gjuhën e tyre në këtë shkollë. Preferojnë që nxënësit shqiptar të mësojnë në shkollën në Ognjancë, për çka thonë se komuna u ka siguruar edhe transport falas. Bëjnë apel deri te ministri që të mos i merr kompetencat kryetarit të Komunës së Gazi Babës.

“Komuna e Gazi Babës nga mjetet e veta buxhetore paguan transport falas, që të mbajnë mësimin në gjuhën e tyre amtare, në shkollën fillore në fshatin Ognjancë. Në qoftë se vazhdoni me kërcënimet nga ana juaj se do t’i merrni kompetencat kryetarit të Komunës së Gazi Babës paralajmërojmë radikalizim të protestave.”, – theksoi organizatorja e protestës, Marina Jancev.

Nga ana tjetër, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, thotë se kryetari i Komunës së Gazi Babës duhet t’u shpjegojë protestuesve se nuk cenohet e drejta kushtetuese e tyre, nëse i mundësohet një etnie tjetër mësimi në gjuhën amtare, që është e garantuar me Kushtetutë.

“Për këtë të drejtë kushtetuese që kërkohet, që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, nuk cenohet asnjë e drejtë e të tjerëve.”, – deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Për prindërit shqiptarë, zgjidhja e vetme e pranueshme është që fëmijët e tyre të mësojnë në Shkollën Fillore “Njegosh” dhe të mos udhëtojnë me kilometra të tëra. Përndryshe, nxënësit shqiptarë në Shkollën Fillore “Njegosh” janë të detyruar që mësimin pas klasës së VI ta ndjekin në shkolla tjera.

Ministri Shaqiri thotë se do të financojnë ndërtimin e hapësirave shtesë, deri në zgjidhjen përfundimtare për ndërtimin e një shkolle të re për nxënësit shqiptarë nga rajoni i Idrizovës.

Previous Story

Aksident në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci, lëndohen tre imigrantë

Next Story

Dokumentohen skandalet për të cilat raportoi, indeks/ Kasami u beson “hoteljerëve”, asfaltimin e rrugëve të Tetovës

Latest from Blog

Go toTop