Presidenti i Këshillit Europian në Tiranë: Zgjerimi, investim në paqen dhe begatinë e BE-së! Duhet të jemi gati deri në 2030

October 16, 2023

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Duke folur nga Piramida e Tiranës, ku po mbahet Samiti i procesit të Berlinit, Michel tha se dy dyja palët duhet të jenë gati për zgjerim deri në vitin 2030.

“Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë e BE dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë në BE. Ka qenë një rrugë shumë e ngadaltë. Zhgënjyese. Por tani, besoj që duhet të jemi gati në të dyja anët deri në 2030 për t’u zgjeruar. Lufta në Ukrainë e ka përqendruar vëmendjen tonë te zgjerimi”.

Realizimi i tregut të përbashkët do të nxisë këtë lloj integrimi, tha Michel.

“Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim, nuk ka të ardhme të qëndrueshme pa pajtim. Kjo do të jetë fryma për këtë samit. Qytetarët tanë duan një të ardhme më të ndritshme. Ne mund të bëjmë ndryshimin, mund ta bëjmë realitet së bashku”.

Previous Story

“Samiti tregoi fortësinë e rajonit në union!”/ Scholz mesazh Prishtinës dhe Beogradit: Koha të tejkalojmë konfliktet që u mbajnë në vend numëro

Next Story

Kovaçevski nga Tirana: Presim diskutim konstruktiv për rritjen e bashkëpunimit rajonal

Latest from Blog

Go toTop