Presidencialet, Osmani i shkakton debakëll Taravarit, e fiton në 15 komuna

KSHZ-ja ka publikuar rezultatet e plota të zgjedhjeve presidenciale nga rrethi i parë të cilat u zhvilluan gjatë ditës së djeshme.

Fitues në bllokun shqiptar është Bujar Osmani, megjithatë i njëjti nuk mundi të shkojë në rrethin e dytë për disa vota.

Përveç rezultateve numerike, Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve ka publikuar edhe numrin e komunave të cilat i kanë fituar kandidatët.

Si rrjedhojë, kandidati i “Frontit Europian”, Bujar Osmani, ka regjistruar fitore në: Haraçinë (53,51 %), Bogovinë (55,33 %), Vrapçisht (58,02 %), Dibër (49,88 %), Dollnen (32,95 %), Zhelinë (49,45 %), Likovë (56,83 %), Pllasnicë (66,91 %), Saraj (55,49 %), Strugë (39,38 %), Studeniçan (50,54 %), Tearcë (41,30 %), Tetovë (37,91 %), Çair (40,65 %), Shuto Orizarë (37,11 %).

Kurse kandidati opozitar, ka fituar vetëm në një komunë edhe atë me dallim minimal, ai ka fituar në Komunën që edhe e qeverisë, atë të Gostivarit (32,26 %)

Share

Go toTop