Bebe Rexha ka treguar se po lufton me shtimin në peshë pasi u diagnostikua me sindromën e vezores policistike.
Ajo foli për çekuilibrin e saj të hormoneve, duke shpjeguar se gjendja mund të shkaktojë simptoma si cista ovariane, perioda të parregullta, puçrra fytyre, rritje të tepërt të flokëve, infertilitet dhe shtim në peshë
“Unë padyshim që luftoj me peshën time dhe kam vështirësi me pamjen time dhe ka qenë e vështirë për mua. Sapo mora vesh kohët e fundit se kam PCOS dhe shumë gra e kanë atë, e kanë dhe nuk e dinë”, tha Bebe.
Ajo shpjegoi se efekti anësor i shtimit të peshës ka qenë i vështirë për të që të përballet si artiste.
Sindroma e vezores policistike shkaktohet nga një çekuilibër i androgjenëve. PCOS mund të prishë ciklin menstrual. Aknet, rritja e flokëve, shtimi në peshë dhe njollat eerrëta në lëkurë janë simptoma të tjera të gjendjes. PCOS mund të rrisë rrezikun e infertilitetit, sindromës metabolike, apnesë së gjumit, kancerit endometrial dhe depresionit.