Prej një jave po qëndron në spital, mjeku i Silvio Berlusconit tregon për gjendjen e ish-kryeministrit italian

April 11, 2023

Silvio Berlusconi ndodhet në spitalin San Raffaele të Milanoës, ku u shtrua një javë më parë për shkak se u diagnostifikua me leucemi.

Sipas mediave të huaja, ish-kryeministri i Italisë ka kaluar natën i qetë dhe ka mundur pas disa ditësh të qëndrojë për pak kohë në shtratin e tij.

“Ka një optimizëm të moderuar, por pacienti ende nuk është në gjendje të ngrihet në këmbë ose të ecë. Për herë të parë ai ishte në gjendje të qëndronte ulur”, tha mjeku personal i Cavaliere, profesor Alberto Zangrillo.

Sot nuk priten njoftime mjekësore, ndërsa siç raportoi televizioni publik italian Rai, “gjendja e Berlusconit, i cili ndodhet në reanimacion, vijon të konsiderohet kritike”.

Previous Story

Është rritur numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Next Story

Mos i neglizhoni: Këto janë simptomat e pazakonta të diabetit në sy

Latest from Blog

Go toTop