Prej 6 ditësh në spital me leuçemi, si paraqitet gjendja e Berlusconit

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është diagnostikuar me leuçemi pasi u shtrua në spital në gjendje të rëndëuar shëndetësore.

86 -vjeçari po trajtohej në kujdesin intensiv në Spitalin San Raffaele të Milanos pasi ka probleme me frymëmarrjen.

Gjendja shëndetësore e Berlusconit po përmirësohet ngadalë, por është ende e vështirë, tha sot mjeku i tij Alberto Zangrillo.

Berlusconi ndodhet në spital për të gjashtën ditë për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga pneumonia dhe leuçemia kronike mielomonocitare.

Sipas Ansa-s, vajzat e tij Marina dhe Eleonora e kanë vizituar gjatë natës së kaluar.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.