Portugalia siguron kualifikimin

October 13, 2023

Portugalia tashmë është kualifikuar në Euro 2024. Portugezët që janë të pamposhtur që nga humbja ndaj Marokut në Kupën e Botës “Qatar 2022” të premtën kanë fituar nga Sllovakia me rezultat 3-2 dhe kjo ishte fitorja e shtatë radhazi në kualifikueset për Kampionatin Evropian.

Ramos (18′), Ronaldo (29′, 72) kanë shënuar për “brazilianët e Evropës”, derisa Hancko (69′) dhe Lobotka (80′) kanë gjetur golat për sllovakët.

Pas kësaj ndeshje Portugalia ka arritur në kuotën prej njëzet e një pikëve.

Sllovakët, para të cilëve portugezët janë tetë pikë, gjenden në vendin e dytë, vetëm dy pikë mbi Luksemburgun dhe shpresat për të arritur në turneun e madh janë të arsyeshme meqë ka edhe tri ndeshje për t’u luajtur.

Previous Story

Në Serbi tentohet të fshihet humbja turpëruese, 9:1

Next Story

Franca ngre nivelin e sigurisë

Latest from Blog

Go toTop