Policia sqaron ‘sulmin’ ndaj automjetit të Zhaklin Lekatarit

April 27, 2023

Ditën e sotme ka qarkulluar në median online lajmi se automjeti i Zhaklina Lekatarit është dëmtuar, teksa hamendësimet se pse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje kanë qenë të shumta.

Lidhur me këtë situatë e cila shpejt bëri xhiron e rrjetit ka reaguar edhe policia e Tiranës.

Në njoftimin zyrtar policia konfirmon se Lekatari nuk ka rënë pre e asnjë sulmi.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”, njofton Policia.

Ndërkohë vetë opinionistja nuk ka dhënë asnjë reagim në lidhje me incidentin e mundshëm, të cilin as e ka pohuar dhe as e ka mohuar.

Previous Story

Arbana Osmani sot e mbron, por dikur e kritikonte “Për’puthen”

Next Story

Dalin në shitje biletat për finalen e Big Brother VIP Albania, çmimi fillon nga 500 euro!

Latest from Blog

Go toTop