Policia sanksionoi 327 shoferë në Shkup, 79 për shpejtësi mbi të lejuarën

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 340 sanksione, prej të cilave 79 gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 29 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 8 sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), transmeton Portalb.mk.

“Janë shqiptuar edhe katërmbëdhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, njëzet e pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, trembëdhjetë gjoba për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara…”, informuan nga MPB-ja

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.