Policia ndëpreu koncertin e Mozzikut dhe Getinjos, dikush gjuajti granatë dore… (VIDEO)

July 28, 2023

Është ndërpre mbrëmë koncerti i reperit Mozzik në Gjilan, pasi dikush dyshohet se ka hedhur granatë dore para lokalit ku ka kënduar artisti.

Kjo është konfirmuar nga vëllai i reperit, Getinjo.

“Përshëndetje Gilan i dashur,. Sonte patum me këndu, ke tu pëlcit full full. Na falni krejtve që nuk mujtum me e vazhdu programin, se dikush e ka gjujt një granatë dore para lokalit, po shyqyr Zotit nuk ka shpërthye granata, por policia e ka pas të obligueshme me blloku krejt vendin dhe me i qit krejt njerëzit jashtë”, tha ai në një video të publikuar në “Instagram”.

Në video flet edhe Mozzik i cili konfirmon rastin dhe tregon se kjo ndodhi sapo doli në skenë për të performuar.
Previous Story

Eurodeputeti i kërkon llogari Borrellit për slloganin e Crvena Zvezdas “Kur ushtria të kthehet në Kosovë…”

Next Story

Bekteshi: Koncesionet për minierën Illovica janë dhënë nga Stavrevski dhe Gruevski (DOKUMENT)

Latest from Blog

Go toTop