Policia e Kosovës konfiskon disa automjete të grupit terrorist serb në veri të vendit

September 24, 2023
Pas vrasjes së policit Afrik Bunjaku, siç dihet grupet kriminale serbe janë pozicionuar në dhe rreth Manastirit të Banjskës në veri, ku kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në terren.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se para pak minutash Njësitet e Policisë kanë avancuar në terren, duke konfiskuar disa automjete të këtyre grupeve kriminale.

Ndryshe, deri në tash zyrtarisht policia ka konfirmuar vrasjen e vetëm një pjesëtari të këtyre grupeve kriminale, përderisa Veriu.info kishte raportuar para disa orësh se dyshohet për vrasjen e pesë (5) pjesëtarëve të këtyre grupeve kriminale.

Previous Story

Shkon në 6 numri i sulmuesve serb të vrarë në veri të Kosovës

Next Story

Njesia Speciale e Kosovës hyn në manastirin e barrikaduar nga terroristët serb

Latest from Blog

Go toTop