Policia angleze mendoi se ishte bimë narkotike, arreston shqiptarin për çaj mali

Policia angleze ka ndaluar një shqiptar për 15 orë në paraburgim duke dyshuar se po transportonte bimë narkotike, duke zbuluar se ishte vetëm çaj mali.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Agim Agaj, 53 vjeç, thotë se ai u kontrollua dhe u mbajt për 15 orë pasi gjethet e bimës së tij u pikasën kur furgoni u ndalua nga policia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Policët që menduan se ishte marihuanë, e prangosën Agajn dhe e futën në qeli në Angli. Por, ai ishte larg bosave të drogës pasi plastikat në furgonin e tij përmbanin vetëm çaj, shkroi The Sun.

“Ishin dy policë. Njëri i tha tjetrit, ‘Ai ka marihuanë’. I thash se nuk ishin narkotikë. Ishte çaj mali. Ata nuk dëgjuan, vetëm më arrestuan. Çaji nuk duhet aspak si marihuana”, ka thënë ai.

Agaj ka thënë se policia kishte shkuar për t’ia kontrolluar edhe shtëpinë e tij dhe të një miku të tij.

“U krye kontrolli i automjetit dhe u raportua se ishte një enë plastike që përmbante atë që dukej të ishte një substancë bimore për të cilën oficerët besonin se mund të ishte drogë ilegale. U konfirmua se substanca nuk ishte drogë ilegale dhe burri është liruar”, ka thënë policia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.