‘Po sundohemi nga stalinist urryes’: Selimi i reagon Kurtit për injorimin e kontribuesve në përvjetorit të Bibliotekës Kombëtare

November 25, 2024

Më 25 nëntor, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka shënuar 80 vjetorin e themelimit ku u përurua Platforma Digjitale, ueb-faqja e re si dhe u shfaq një dokumentar tematik i punuar nga RTK kushtuar bibliotekes dhe u mbajtën dy ekspozita. Megjithatë, mospërfshirja dhe mospërmendja e disa prej kontribuesve kryesorë për biblotekën nga institucionet ka nxitur reagimin e ish krydiplomatit, Petrit Selimi, që s’ka dyshim as për motivin e tyre, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Selimi potencoi mospërmendjen e ish drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Bedri Hysës. “I ndjeri Bedri Hysa ishte i famshëm si poet dhe si drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Ai shkroi monografinë e parë të bibliotekës dhe ndërtesës së saj të famshme së bashku me arkitektin kroat A.Mutnjakoviç. Djali i tij, Ylber Hysa, gjithashtu i ka shërbyer Kosovës për dekada”.

Ish-diplomati shkroi edhe për shpërfilljen e Violeta Selimit, konservuasja e parë shqiptare e librave të vjetër, njëkohësisht nëna e ish-diplomatit, “Nëna ime, Violeta, punoi në Bibliotekën Kombëtare gjithashtu. Ajo ishte konservuesja e parë shqiptare e librave të vjetër, e specializuar në Instituto per la Patologia del Libro në libraritë e Vatikanit. Ajo u largua nga puna në vitin 1991 kur Milosheviçi zhbëri të gjitha institucionet kosovare”.

Selimi e çuajti dëshpërues faktin që Violeta dhe ish ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, Ylber Hysa, nuk u ftuan në eventet e përvjetorit.

“Ne po sundohemi nga një kult stalinistësh urryes, të cilët dëshirojnë të fshijnë prezencën e çdokujt, familja e të cilit nuk e konsideron Albinin ‘Babë’. Në çdo institucion, siç janë: Ministria e Jashtme, Presidenca dhe shumë tjera, janë duke u fshirë të gjithë personat të cilët punuan dhe kontribuan në këto institucione para vitit 2021” shtoi ai.

Në fund, Selimi u dha epitetin e aparatçikëve menaxherëve të sotëm të Bibliotekës Kombëtare të cilët u kujtuan të ftojnë arkitektin kroat Mutnjakoviç por jo dhe të disa themeluesve e kontribuesve kosovarë.

“Albini dhe liderët apparatchik të Bibliotekës Kombëtare, ftuan edhe vet Mutnjakoviçin sot por jo anëtarët e familjës së Bedri Hysës. Sa i përket nënë time, ajo as që ekzistoi. Ajo nuk u përmend në libër, dokumentar dhe në asnjërin nga materialet mashtruese të bëra për të festuar një turp” përfundoi ish-shefi i diplomacisë kosovare.

Previous Story

Mbani xhepat: Maqedoni – Shtrejtohen çmimet e derivateve të naftës

Next Story

Rrahje në Ndihmën e Shpejtë në Maqedoni!

Latest from Blog

Go toTop