Shkup, 5 tetor/ indeks.mk
-Një debat “i nxehtë” që po zhvillohet një kohë më të gjatë rreth lojërave të fatit, duket se po qartësohet më në fund.
Në shikim të parë, “peshorja” anonte nga ata që kundërshtonin ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit.
Ata sikur zbuluan diçka inkriminuese dhe u përpoqën ta plasojnë si “skandal të ri të pushtetit”.
Por kundëragumentet që erdhën nga përfaqësues të shumicës parlamentare, i bëri akuzat me pikëpyetje.
Pse?
Sepse, për herë të parë u tha se ligji mëton të prishë monopolin në fushën e lojërave të fatit. Këtë e tha ndoshta i pari nga një përfaqësues i shumicës parlamentare, koordinatori i BDI-së, Arbër Ademi.
Çështja nuk mbeti vetëm te ky sqarim. Pastaj doli në pah edhe një çështje tjetër të cilën kritikuesit e ndryshimeve ligjore nuk e dinin, ose nuk donin ta përmendnin. Se me ligjin e ri do të “dëboheshin” kazinot dhe “pikat” tjera të lojërave të fatit nga afërsia me shkollat.
Të përkujtojmë se një kohë të gjatë ka pasur edhe protesta për t’i dëbuar bastoret dhe kazinot sa më larg shkollave. Këto kërkesa praktikisht plotësojnë këtë kërkesë qytetare.
Që të jetë më e qartë se kush humbë e kush fiton nga ndryshimet ligjore, flet së fundmi edhe reagimi i kazinove, të cilat janë alarmuar?
Tash shtrohet pyetja, të mbrohen interesat e qytetarëve që duan sa më larg shkollave dhe vendbanimeve kazinot, apo të kënaqen apetitet ose inateta tyre që që gjejnë pretekste të tjera që të mbetet gjendja aktuale?