Letër nga shqiptarët brenda MPB-së.
Çfarë po ndodhë me pjesëtarët shqiptarë në MPB?
Ju shkruajmë si eprorë të MPB-së të cilët për momentin janë të degraduar, të diskriminuar dhe të shpërfillur nga strukturat e larta maqedonase në MPB. Strukturat maqedonase të VMRO-DPMNE-së kanë marrë hov dhe nuk përfillin askënd. Madje as kabinetin e zv.Ministrit Iseni. Ky i fundit nuk ka fuqi politike dhe nuk është në gjendje të mbrojë interesat e pjesëtarëve shqiptarë në MPB dhe pozitat që i kanë arritur me shumë mund dhe sakrificë shumëvjeçare.
Ja disa nga detajet e ndodhive në MPB:
Gjendja në Gostivar me eprorët dhe Komandantin e stacionit policor në Gostivar plot 7 muaj është shumë e keqe dhe akoma nuk mund të zgjidhet ajo problematikë.
Shefi i policisë së Krimit në Tetovë është larguar nga pozita dhe për momentin udhëheq zëvendësi i tij maqedonas.
Ndihmës ministri për çështje civile u ndërrua dhe në vend të tij u vendos një maqedonas.
Pozita e Kryeshefit për Armë në kuadër të Policisë së Krimit u ndërrua dhe në vend të tij u vendos një maqedonas
NË pozitën e Kryeshefit për Përndjekje kishim pjesëtar shqiptar, tani ai u ndërrua dhe në vend të tij kanë sjellur një maqedonas.
Pozita e Kryeshefit në Policinë kufitare u zëvendësua me maqedonase (shkarkimi i Naim Ramukës) e cila shfrytëzon këtë rast ku ka bërë shkarkime dhe emrime të tjera monetnike maqedonase. Ajo ka larguar edhe shumë shefa (udhëheqësa) të ndërrimeve dhe të gjithë janë zëvendësuar me maqedonas, si dhe shumë ndryshime radikale në strukturat e MPB-së.
Si duket zv Ministri Iseni Kabinetin e tij e ka shndërruar në sallon pritjesh e përcjellje të mysafirëve që vijnë për t’a uruar dhe për takime që s’kanë asnjë vlerë në përmbajtje.
Gjithashtu në ekipin mobil të Policisë kufitare, ndihmës Drejtoresha nacionaliste maqedonase e ka shndërruar në ekip për interesa personale dhe njënacionale që do të thot nga 6 shqiptarë sa kishim në pozita të ndryshme të gjithë janë larguar dhe zëvendësuar me maqedonas.
Disa nga këta pjesëtarë tahsmë të larguar kanë angazhuar avokatë për mbrojtje nga diskriminimi dhe shqetësimi në detyrë nga kjo Ndihmës Drejtoreshë.
SItuata është tepër alarmante sepse disa emërime që janë bë për pjesëtarët shqiptarë janë me urdhëresa 30 ditore dhe jo me vendim të Ministrit të MPB-së, e që duhet të jenë emërime sipas sistematizimit.
Me respekt nga pjesëtarët shqiptarë të MPB-së.