Mund të shohim përfundimin e punimeve në pishinën e brendshme në Strugë, sportistët dhe qytetarët po marrin një objekt modern sportiv dhe rekreativ.
Pas gjithë peripecive, punimet me pishinën e mbyllur në qytetin e Strugës janë drejt përfundimit për kënaqësinë e madhe të notarëve, vaterpolistëve, sportistëve dhe të gjithë qytetarëve, informon Indeks.mk
Në pishinën e mbyllur në Strugë, e cila ndër-vite ishte gërmadhë dhe deponi, janë duke u zhvilluar punimet e fundit ndërtimore dhe së shpejti pritet të lëshohet në përdorim për sportistët dhe qytetarët e Strugës.
Ndryshe, autoritetet ndërmorën iniciativë për restaurimin e pishinës së mbyllur dy vite më parë, pasi kompania fituese që kishte fituar më parë tenderin për shkak të problemeve financiare dhe pandemisë së Kovid-19 nuk mundi të përmbushte detyrimet e saj. Kështu që kontrata u ndërpre në dëm të vetë kompanisë dhe i është aktivizuar garancia bankare.
Me ri-tenderim pishina e mbyllur e Strugës tani është para lëshimit solemn në përdorim.(Indeks.mk)
Pishina para restaurimit:
Pishina pas restaurimit: