Pesë vjet pa Adem Demaçin, Ahmeti: Bac, madhështia e veprës tënde jeton drejt avancimit të mëtejshëm të kauzës sonë kombëtare

July 26, 2023

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot veprimtarin dhe intelektualin e shquar, Adem Demaçin në pesë vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Ahmeti shkruan se shembulli i bacës Adem mbetet udhërrëfyes për kauzën kombëtare, ashtu siç ishte vepra e të ndjerit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

Statusi i plotë:

Bac, vitet kalojnë, por kujtimi për ty dhe madhështinë e veprës tënde kombëtare jeton ndër ne si udhërrëfyesi më i ndritshëm i veprimit në shërbim të avancimit të mëtejshëm të kauzës sonë kombëtare.

I kujtoj gjithmonë me mall vitet tona të bashkëveprimit kombëtar për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Lavdi e përjetshme veprës kombëtare të Adem Demaçit!

 

Previous Story

Shpartallohet Lëvizja BESA, ikin shumë anëtarët të kryesisë qendrore (FOTO)

Next Story

Apasiev: Ministri i Jashtëm në këtë moment historik nuk guxon të jetë shqiptar

Latest from Blog

Go toTop