Përveç prokurorëve të SPAK, Garda merr në mbrojtje edhe gjyqtarët

October 14, 2023

Garda e Republikës do të marrë në ruajtje dhe në mbrojtje jo vetëm kreun e SPAK, kreun e Gjykatës Antikorrupsion, por edhe çdo gjyqtar dhe prokuror të posaçëm që heton krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në këtë përfundim ka dalë grupi që po shqyrton masat e sigurisë, mbas u zbulua plani për të vrarë prokuroren e posaçme Doloreza Musabelliu dhe prokuroren Merita Selimi.

Në propozimet që pritet të ndryshojnë vendimin e Këshillit të Ministrave të 2019 për ruajtjen e njerëzve që hetojnë krimin e organizuar dhe të korruptuarit, përfshihet edhe ruajtja e tyre dy vjet mbasi mbyllin këtë mandat. Megjithatë veç pjesës me forca të dukshme, barra kryesore do t’i bjerë atyre agjentëve që merren me informacionin, që në rastin e prokurores së SPAK Doloreza Musabelliu u sinjalizua nga një anëtar grupi kriminal, kthyer në të penduar.

Por, nëse agjencitë e sigurisë në vend janë vendosur në alarm dhe po ndryshojnë qasje për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve nisur vetëm nga rrëfimi i një bashkëpunëtori drejtësie, apo ka edhe të dhëna të tjera, kjo do të mësohet kur dosjet e tjera të SPAK të bëhen publike. Në rekomandimet e reja mbetet i pandryshuar eskortimi i prokurorëve të rrezikuar si dhe përdorimi i sallës VIP në aeroport për prokurorët dhe gjyqtarët jo vetëm për vizitat zyrtare por edhe shërbimet.

Që takimin e dytë me dyer të mbyllura ku kanë marrë pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, kreu i Gardës, kryeprokurori Altin Dumani është sugjeruar po ashtu që veç gardës, godina e SPAK të ruhet dhe nga Policia e Shtetit.

Diskutimet për rikthimin e policisë së bashku me gardën që ruan personalitetet shtetërore, ndodh në të njëjtën kohë kur edhe drejtoria e përgjithshme e policisë së burgjeve ka vendosur të shtojë grupin special që eskorton të paraburgosurit, nën gjykim nga kjo gjykatë. Njëherazi burgjet kanë kërkuar futjen në 41 biss të 6 të burgosurve të konsideruar jo vetëm të rrezikshëm por ende aktivë në krimin e organizuar.a

Previous Story

Skandali i basteve në Itali, Pirlo: E trishtë t’i shohësh këto djem në këto situata. Titulli? Milan, Inter dhe Juve deri në fund

Next Story

Flamurtari mund Tiranën në basketboll, vajzat vlonjate fitojnë në shtëpi

Latest from Blog

Go toTop