45 mijë pacientë me diabet kanë pritur shtatë muaj për shiritat për matjen e sheqerit. Ministri i Shëndetësisë u premtoi zgjidhje për problemet me të cilat përballen çdo ditë këta pacient dhe deri më 20 korrik kanë marrë premtim se do të sigurohen mjetet e nevojshme për pacientët me diabet. Kryetari i sindikatës thotë se janë kaluar të gjitha kufijtë e tolerancës.
“Neve na intereson që të marrim terapinë në kohë, terapi anti-diabet, në kohë të marrim shirita gleukomer. Kjo është puna kryesore që shteti të mos harxhojë mjete për pacientët. Nuk i kemi marrë shtatë muaj. Tash, deri më 20 korrik duhet të arrijnë pas vendimit të Komisionit shtetëror të shkallës së dytë. Nëse nuk i marrim deri në atë datë, ne pastaj do të vijmë këtu dhe do të shkojmë deri tek Qeveria me të gjithë pacientët.”, – deklaroi kryetari i Lidhjes së diabetikëve, Dime Velev.
Pacientët me diabet kërkojnë një ndryshim në sistemin e furnizimit të gleukometrave me çmime referencë, si në të gjithë botën dhe furnizimin dhe disponueshmërinë e sistemeve të matjes së vazhdueshme të glikemisë për njerëzit me tip 1. Ata që prisnin shiritat matëse të sheqerit jepnin çdo muaj 2 deri në 3 mijë denarë. Disa prej tyre janë në rrezik social.
“Nuk kemi shirita dhe sot e pash që s’kemi ende glicinë dhe fatkeqësisht nuk kemi komplete pompash insulinë. Kategoria më e re e fëmijëve nuk mund të furnizohet me insulinë. Po gjendemi disi dhe po komunikojmë, po ndihmohemi mes vete kush ka tepër ndonjë insulinë.”, – theksoi Jordan Sinadinov nga Shoqata e diabetikëve. Shqetësues është edhe fakti se 70 për qind e pacientëve thanë se nuk ishin të informuar për cilësinë e jetës që duhet të kishin.