Përse Barça zgjodhi Rafinha-n kapiten para Gavi dhe Kounde

Shumë tifozë mbetën të habitur kur këtë verë sulmuesi brazilian Raphinha ishte përzgjedhur nga bashkëlojtarët e tij që të jetë kapiteni i pestë i Barcelonës, të cilët normalisht kanë katër kapitenë në grupin e tyre të liderëve.

Ai e ka paguar këtë besim të bashkëlojtarëve të tij duke shënuar gjashtë gola dhe duke bërë po aq asistime në 11 ndeshje të luajtura deri më tani.

Për më shumë, ai ka dëshmuar në disa raste të ndryshme se sa seriozisht po e merr faktin që është një lider tek klubi blaugranas, por nuk ka të bëjë vetëm për aftësitë e tij fakti që është përzgjedhur.

Tradicionalisht kapitenët janë zgjedhur në bazë të viteve të kaluara në klub. Eric Garcia, Ferran Torres dhe Gavi ishin pjesë e Barçës para brazilianit, ndërsa Andreas Christensen dhe Jules Kounde arritën në të njëjtën kohë.

Motivi mbrapa këtij vendimi siç raporton Sport është raporti që ka Raphinha me drejtorin sportiv Deco.

Ish-mesfushori i Barcelonës luajti një rol të madh në transferimin e tij në klub si agjenti i tij ndërsa Raphinha ende nuk është bërë me agjent të ri që prej se Deco u bë drejtor sportiv i Barcelonës.

Skuadra e Barcelonës ishte e mendimit se fjalët e Raphinhas mund të kenë peshë më të madhe me Decon për shkak të raporteve të tyre të mëparshme dhe se ai mund të jetë në gjendje të ndikojë tek portugezi më lehtë.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.