“Për’puthen”, çfarë mendimi ka Bora Zemani për Megi Pojanin?

October 7, 2023

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, është pyetur edhe për prezantuesen e re që e ka zëvendësuar në “Për’puthen”, Megi Pojani. Sipas Zemanit, Megi është zgjedhja e duhur për këtë format dhe ka një stil sportiv që sipas saj i shkon shumë.

Blendi Salaj: Ke mundur ta shikosh “Për’puthen”, ndërkohë që Megi ka marrë përsipër drejtimin?

Bora Zemani: E kam ndjekur pak, më pëlqen shumë, edhe konkurrentët më pëlqejnë, por patjetër Megin që për mua është zgjedhja e duhur për “Për’puthen”, me atë stilin e vetë, shumë sportive.

Blendi Salaj: Ndonjëherë kur dikush lë një emision, e pyesin kë shikon në vendin tënd, të pyetën ty për Megi?
Bora Zemani: Jo nuk është se më kanë pyetur, por kur e mora vesh më tingëlloi shumë mirë. Thashë Megi super!

Previous Story

Kush është Jon Fosse, fituesi i Nobelit për Letërsi ‘që i dha zë të pathënës’

Next Story

Menaxheri Faton Shoshi i kthehet showbizzit, flet për projektet e radhës

Latest from Blog

Go toTop