Përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës, pas ndeshjes në Tiranë

October 20, 2023

Partizani mposhti Tiranën në derbin e kësaj xhiroje në Kategorinë Superiore. Pas ndeshjes ka pasur probleme ndërmjet tifozëve. Në videot e shpërndara në rrjetet sociale mund të shihen grupet e tifozëve teksa përleshën në rrugët e Tiranës. Për të qetësuar situatën është nevojitur ndërhyrja e forcave të ruajtjes së rendit, sipas raportimeve në Shqipëri.

Derbi i kryeqytetit u mbyll me rezultat të ngushtë 2:1, ku dy gola u shënuan në minutat e fundit. Maguette Gueye ia dha epërsinë Partizanit në minutën e 79-të. Por, reprezentuesi i Kosovës, Florent Hasani barazoi për mysafirët në minutën e 8-të të kohës shtesë dhe vetëm dy minuta më vonë Albers Keko ia dha fitoren vendasve.

Me këtë rezultat Partizani është në vendin e dytë me 14 pikë, kurse Tirana ka vetëm një pikë më pakë dhe renditet në vendin e 13-të.

Previous Story

Dy llogari njëherësh, risia e fundit e WhatsApp do t’ju ndihmojë të gjithëve

Next Story

“Thuaj jo drogës-po jetës”, aktivitete parandaluese të MPB-së

Latest from Blog

Go toTop