Përplasen dy autobusë, lëndohen 27 persona

July 7, 2023

Dy autobusë janë përplasur në Manhatan të Nju Jorkut, duke shkaktuar 27 të lënduar.

Sipas një njoftimi nga Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut, një urban dhe një autobus turistik dykatësh u përplasën në East 23rd Street dhe 1st Avenue në Manhattan, rreth orës 19:00.

Në të dy autobusët ndodheshin 81 persona, ndërsa numri i të lënduarve deri më tani ka shkuar në 27.

Sipas informacioneve, asnjë person nuk është në gjendje të rëndë.

/abcnews.al

Previous Story

Rama përshëndet krejt Kosovën para se të niset për Sarajevë

Next Story

Ndryshimet kushtetuese – thelbi i kompromisit europian, Bullgaria nuk kërkon asgjë më shumë!

Latest from Blog

Go toTop