Përmirësohet shëndeti i Fatos Nanos, pritet të dalë nga spitali

August 30, 2023
Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano është drejt përmirësimit, pas një javë shtrim në spital.

Sipas Albeu.com gjendja e tij është stabël dhe i janë përmirësuar parametrat e oksigjenit.

Ish-kryeministri ndodhet i shtruar në spitalin “Hygeia” prej së enjtes së 24 gushtit, pasi u mor me ambulancë nga banesa e tij, pas problemeve me frymëmarrjen.

Fatos Nano, 71 vjeç, ka qenë 3 herë kryeministër i Shqipërisë. Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë u shkëput nga politika në vitin 2005.

Ai ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Previous Story

Ndërpritet seanca ndaj Enver Sekiraqës

Next Story

Përse mbante dorezën e shkëlqyer me xhevahirë? Tregon miku i Michael Jackson

Latest from Blog

Go toTop