Përleshje me armë zjarri në Bit Pazar, të përfshirë tre të rinj

April 7, 2023

Një ngjarje tjetër me përleshje me armë ka ndodhur në Shkup pak para kohës së iftarit.

Të përfshirë në këtë ngjarje janë tre të rinj, të moshës 17, 20 dhe 23-vjeçare.

Lajmin e kanë konfirmuar për TV21 edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më datë 07.04.2023, rreth orës 18, në SPB Shkup është denoncuar se ka pasur përleshje fizike mes në afërsi të Poliklinikës së Bit Pazarit në Shkup, kurse menjëherë më vonë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është denoncuar se ndihmë mjekësore kanë kërkuar A.B.(20), i lënduar me armë në dorën e djathtë, si dhe A.B.(23) me lëndime me mjet të fortë dhe 17-vjeçari me lëndime pas sulmit fizik. Merren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.

Previous Story

Bekteshi: Masat që i jep Qeveria kanë filluar të japin rezultat, ka ulje të inflacionit

Next Story

22-vjeçarja nga Tirana dashurohet në Instagram me “mjekun në Angli”, përfundon e mashtruar

Latest from Blog

Go toTop