Përkujtohet Masakra e Lubotenit, Grubi: Përkulemi para madhështisë së veprave të dëshmorëve, jetësojmë amanetet e tyre

August 12, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka kryer sot homazhe tek varrezat e martirëve të masakrës së 12 gushtit në fshatin Luboten.

Grubi në fjalimin e tij tha se Gjykata e Hagës ka kryer gjykim për rastin e masakrës së Lubotenit, ndaj sot të gjithë së bashku po jetësojnë amanetet e martirëve.

“Të nderuar të pranishëm, familjarë të dëshmorëve dhe martirëve. Unë kam pas rastin që në këtë fatkeqësi të jem adresa e parë, sepse aso kohe ashtu e kisha punën dhe erdhën disa qytetarë në zyret e OSBE-së. Po e përmendi këtë rast sepse në Gjykatën e Hagës u gjykua për Lubotenin, u dënua policia maqedonase e asaj kohe ndaj ngjarjeve që u bënë ndaj shqiptarëve në ato kohë. Sot kujtojmë vetëm amanetin e dëshmorëve që lanë për ne, përkulemi çdo vit para madhështisë së këtyre dëshmorëve dhe japim llogari për punët që bëjmë ne drejt jetësimit të amanetit të tyre”, tha Grubi.

Previous Story

Haradinaj: Të dashur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, mos i besoni Albin Kurtit sepse ai në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet!

Next Story

Turizmi në Shqipëri në shifra rekorde/ 5.1 milionë turistë për 7 muaj, prijnë ata nga Kosova

Latest from Blog

Go toTop