Përgjimet i ofrojnë publikut gënjeshtrën e madhe të Albin Kurtit

Nga Anton Berisha

Gazetari Berat Buzhala nuk ka publikuar pergjimet e nje bisede private personale te Mimoza Kusarit por te bisedes politike se saj, ne cilesine e deputetes se Republikes se Kosoves me nje deputet tjeter te Komunitetit serb te Republikes se Kosoves.

Gazetari Berat Buzhala nuk ka publikuar ngjarje personale, as familjare e as shoqerore te Mimoza Kusarit ne raporte private te saj jashte kontekstit politik por nje ngjarje qe ka ndodhur ne hapesiren zyrtare te institucionit shteteror.

Gazetari Berat Buzhala i ka ofruar publikut te gjere gjendjen reale te subjektit politik te partise ne pushtet – LVV, e cila ka fituar pushtetin me veprime te jashtezakonshme qe kane traumatizuar shoqerine kosovare ne pergjithesi dhe ate shqiptare ne veçanti, me diskursin e tyre kinse patriotik, duke mohuar çdo arritje te deritanishme dhe duke linçuar, sharë, ofenduar e sulmuar deri edhe ne shtepi ish kryeministrin e Kosoves Isa Mustafa, me pretekstin e jopatriotizmit dhe tradhëtisë kombetare.

Gazetari Berat Buzhala, i ka ofruar publikut politiken reale te deputetes dhe shefes se grupit parlamentar te VV-se, Mimoza Kusari, e cila ne karrieren e saj politike, nuk ka lene rast as mundesi pa akuzuar, shpifur, share, nençmuar e ofenduar çdo politikan per motive karrieriste te saj, pa pyetur veten asnjehere per saktesine dhe etiken e pohimeve dhe pa çare koken se a jane njerez ata, a kane familje, femije dhe si ndihen ata kur degjojne fjale te tilla per prinderit e tyre.

Gazetari Berat Buzhala, duke publikuar pergjimin e bisedes politike te LVV me Lista Srpska, i ka ofruar publikut genjeshtren e madhe te Albin Kurtit per kinse betejat e tij me Serbine jane te natyres patriotike dhe ka zbuluar se Albin Kurti eshte “patriot” me marreveshje dhe lejen e serbeve e asgje me shume.

Gazetari Berat Buzhala me publikimin e pergjimit te bisedes politike te LVV me Listen Serbe i ka ofruar publikut te gjere, ate qe e dime nje numer i caktuar, se Albin Kurti eshte ne sinkron te plote me Vucicin per krizen ne veri te Kosoves, per motive personale politike dhe se kete krize e ka shfrytezuar per te shtyre agjenden antieuropiane dhe per ta izoluar Kosoven.

Gazetari Berat Buzhala me publikimin e bisedes politike te LVV me Lista Serbe, i ka lene krejt cullak nje armate njerezish reale e te rrejshem ne jeten reale e virtuale qe ne emer te “patriotizmit” te Albin Kurtit nuk kane lene njeri pa share, ofenduar e etiketuar si sherbetore te Serbise e Vuqiqit.

Gazetari Berat Buzhala, permes publikimit te bisedes politike te LVV me Listen Serbe, me shembull praktik i ka dhene mundesine publikut ti çelë sytë, të këndellen e te shohin realitetin ashtu siç eshte, se Albin Kurti me shoke e shoqe perfaqeson nje ideologjie te perdale qe burimin qe nje shekull e ka ne Rusi, qe eshte thellesisht sllave dhe ne interes te sllavizmit, qe ua ka zene frymen shqiptareve qe 80 vjete duke i ndare nga bota e qyteteruar, e perparuar dhe demokratike.

Gazetari Berat Buzhala, permes publikimit te bisedes politike te LVV me Listen Serbe i ka dhene mundesine publikut per te kuptuar se pushtetaret e sotem nuk i bashkon atdhedashuria e as vizioni per shtet por epshi per pushtet, per perfitime personale dhe familjare, dhe se i bashkon urrejtja ndaj perendimit dhe vlerave demokratike.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.