Pas aksidentit në “Bllagoja Toska” ku ka pasur edhe të lënduar ka reaguar Liridon Disha, këshilltarë i Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Tetovës.
Disha ka thënë se kanë qenë këshilltarët e BDI-së që kanë kërkuar që komuna të marrë masa për këtë rrugë të cilën sipas tij kanë ndodhur me materiale (makinë e pronë publike e private) dhe në njerëz, njofton indeks.mk.
Sipas Dishës, Komuna vazhdon të heshtë për këto çështje sepse për ta nuk është e rëndësishme Tetova.
“Shumë herë i kemi bërë apel Komunës së Tetovës që të marrë masa për këtë rrugë të cilën edhe pse pa asnjë kontribut të vetëm, Udhëheqësia e Komunës vendosi ta lëshonte në përdorim shpejt e shpejt vetëm për përfitime të poenave politike.
Deri më sot, në këtë rrugë, kanë ndodhur me dhjetra aksidente që për pasojë kanë pasur dëmtime materiale (makinë e pronë publike e private) dhe në njerëz. Komuna vazhdon të heshtë për këto çështje sepse për ta nuk është e rëndësishme Tetova dhe tetovarët, por arritja e futjes në pushtet nga kapixhiku i pasëm i derës së qeverisë. E kemi thënë në vazhdimësi dhe vazhdojmë ta themi se Tetova për Bilallin është vetëm një mjet me të cilin don të arrijë pushtetin qendror dhe asgjë më shumë!”, ka shkruar Disha./indeks.mk/