Gazetari i besueshëm Ben Jacobs ka ndarë përditësimin më të fundit për Mohamed Salah dhe thashethemet e vazhdueshme që e lidhin atë me një lëvizje në Arabinë Saudite.
“Liverpooli është i vetëdijshëm se Salah ka të ngjarë të largohet në vitin 2024, edhe pse kontrata e tij skadon në 2025”, ka shkruar fillimisht Jacobs.
“Dhe ndërsa ata ishin në gjendje të fitonin një shifër prej 175 milionë euro nga Al Ittihad këtë verë, do të jetë shumë më e vështirë të refuzosh paratë e mira nëse Salah dëshiron lëvizjen brenda një viti, sepse atëherë ai do ta ketë vetëm edhe një vit kontratë”.
“Nëse Salah angazhohet për Liverpoolin edhe këtë vit dhe më pas thotë se dëshiron të largohet, atëherë Liverpoolit mund t’i duhet të fillojë të planifikojë për jetën pa Salah”.
Pra, gjithçka varet nga egjiptiani dhe nëse ai e dëshiron vërtet atë lëvizje apo jo. Sulmuesi ka dy gola dhe katër asistime në pesë ndeshje deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/