Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar për përfundimin e takimeve të zyrtarëve të lartë të SPAK në Uashington DC.
Në këtë vizitë me qëllim studimor, zyrtarët e SPAK kanë qenë të së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).
Sipas ambasadës amerikane në Tiranë, kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Sëartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nepheë.
Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).