Për të gjithë udhëtarët nga aeroporti i Shkupit, TAV Maqedoni ka një njoftim të rëndësishëm…

October 6, 2023

TAV po e përditëson sistemin e bagazheve në aeroportin e Shkupit, prandaj pasagjerëve u kërkon të mbërrijnë në sportelet e kontrollit tre orë përpara fluturimit. Kjo vlen për dy muaj.

“Duke filluar nga data 9 tetor (e hënë), deri në fund të nëntorit 2023, gjegjësisht në një periudhë prej dy muajsh, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të përditësohet sistemi i trajtimit të bagazheve”.

“Prandaj apelojmë që të gjithë ata që do të udhëtojnë në periudhën e caktuar kohore përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, të arrijnë në aeroport, pra në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve, 3 orë përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit”, thuhet në njoftimin e aeroportit./Telegrafi/

Previous Story

VIDEO/ Paralajmërimi i gazetarit tetovar: Indeks e filloi, priten edhe gjëra të tjera të dalin në shesh, Kasami kishte disa “aventura”

Next Story

BDI: Kujt i pengon ligji për lojëra të fatit me të cilin largohen bastoret dhe kazinot 500 metra nga fëmijët tanë dhe shkollat?

Latest from Blog

Go toTop