Për herë të parë në histori, roboti pjesë e orkestrës simfonike

Për të parën herë në histori, një robot me Inteligjencë Artificiale u bë pjesë e një orkestre simfonike në Suedi. Ai luajti në violinçel një pjesë të orkestruar enkas për ta përfshirë edhe atë.

Këto tinguj po lëshohen nga një violinçel i luajtur nga Inteligjenca Artificiale. Atë e luajti një robot i krijuar nga pjesë industriale dhe të tjera të printuara me teknologjinë 3D. Roboti me Inteligjencë Artificiale u bë pjesë e orkestrës së sallës koncertore të Malmos në Suedi, javën e kaluar. Ai përbën të parin rast në historinë e orkestrave simfonike në botë, të përfshirjes në to të Inteligjencës Artificiale.

Orkestra luajti një pjesë të krijuar nga kompozitori suedez Jakob Muhlrad, enkas për t’iu përshtatur Inteligjencës Artificiale që e performoi atë me sukses. Ky robot është krijuar nga shkencëtari suedez Fredrik Gran.

Tv Klan

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.