Pensionisti 72 vjeçar u mërzit shumë duke qëndruar në shtëpi, nis punën në McDonald’s

Një pensionist që nisi punën në McDonald’s është bërë shumë i dashur mes klientëve.

Daryl Holmes, 72 vjeç, punonte në sektorin e aftësisë së kufizuar përpara se të dilte në pension gjashtë vjet më parë, por kaloi vetëm një ditë në shtëpi para se të kuptonte se nuk donte të rrinte në shtëpi gjithë ditës pa bërë asgjë.

Burri, nga Australia, më pas aplikoi për një punë në McDonald’s në veri të Sydneyt, ku tani punon dhe i kalon ditët duke përshëndetur klientët dhe duke i ndihmuar ata të përdorin kioskat e vetë-shërbimit.

Daryl pohon se “gjithmonë kam dashur të punojë” dhe se e ka pasur të vështirë të dal në pension pasi nuk kishte me çka të merrej – veçanërisht pasi bashkëshortja ende i punon, raporton themirror.

“Unë kam luajtur golf gjatë gjithë jetës sime dhe gjithmonë kam dashur të punoj. Gruaja ime ende është duke punuar. Kështu që nuk dëshiroja të rrija duarkryq. Dëshiroja të gjeja një punë, të cilën mund ta shijoja në të njëjtën kohë”, tha ai.

Burri ka punuar në McDonald’s për gati gjashtë vjet dhe është një nga punonjësit më të vjetër australianë tek ky restorant që shërben ushqim të shpejtë – dhe atij nuk i pëlqen asgjë më shumë se t’ua përcjellë njohuritë kolegëve më të rinj.

“Unë thjesht iu flas për rëndësinë e punës, të mësuarit prej punës”, shpjegoi ai, “unë jam sikur një gjysh i tyre”.

Daryl i përshkroi njerëzit me të cilët punon si “të mahnitshëm” dhe se ishte i privilegjuar që punonte me ta.

Ai e do punën aq shumë sa nuk e ka përjashtuar mundësinë që të punojë deri në moshën 80-vjeçare, madje ka inkurajuar edhe pensionistët e tjerë që të provojnë të aplikojnë për punë nëse janë të mërzitur në shtëpi. /Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.