Penov: VMRO-ja po i mashtron qytetarët, punon kundër interesave të shtetit

September 21, 2023

Risto Penov, është njëri nga politikanët aktivë më më të vjetër në skenën politike dhe aktualisht mban postin e ministrit të Pushtetit Lokal.
Në një intervistë eksklzive për indeks.mk, Penov, foli per rrugën dhe sfidat e RMV-së, për integrim në Bashkimin Evropian dhe bllokadat e qëndrimet radikale të VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja po vepron dhe po punon çdo ditë e më tepër kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit dhe se me këto qëndrime opozitarja edhe po i gënjen qytetarët.
Duke vlerësuar se kjo sjellje e VMRO-së nuk është e duhur, Penov thotë se ndryshimet kushtetuese që pritet të bëhen në vend, në këtë moment janë harmonizuar ndërmjet 27 vendeve anëtare të BE-së si dhe aleatët tanë.

“Sigurisht që nuk është, jo sepse e kërkon Qeveria apo sepse ne e mbështesim politikisht, por ngase është në interes të shtetit dhe sepse rreth këtyre nevojave në këtë moment janë harmonizuar ndryshimet kushtetuese ndërmjet 27 vendeve anëtare të BE-së si dhe aleatët tanë euroatlantikë, se është në interes të qytetarëve. Është thjesht një gënjeshtër politike, e cila, për fat të keq, për shkak të rajonit të përgjithshëm në të cilin ndodhet Republika e Maqedonisë së Veriut, ka terren pjellor për t’u zhvilluar, dhe këtu do të argumentoja më pak me argumentet e opozitës, e cila natyrisht ka një rol të sulmojë politikat që mbron qeveria, por do të përmbahesha shumë më tepër ose do të kërkoja një zgjidhje për atmosferën e krijuar nga njerëz që natyrshëm i përkasin procesit europian dhe për arsye të ndryshme të kota, personale apo profitere hedhin teza në mbështetje të bllokadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Penov për indeks.mk.

Previous Story

Luiz Ejlli kthehet sërish në Big Brother…

Next Story

28 vjeçari sulmohet fizikisht në një kazino në Gostivar

Latest from Blog

Go toTop