Penov: “Bechtel Enka” janë të suksesshëm kudo, me Korridorin 8 dhe 10d Maqedonia e Veriut do të ketë një imazh tjetër

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov ka komentuar sot marrëveshjen me kompaninë amerikano-turke “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Sipas tij, kjo është një mundësi e madhe për të gjithë ne.

“Ky është një projekt investues që deri më tani nuk është realizuar në Maqedoninë e pavarur. Është një projekt që do të realizohet nga një kompani amerikane. Ju kujtohet se skandali më i madh i korrupsionit është “Deutsche Telekom”, vetëm për shkak se ajo firmë gjermane është në bursën amerikane, konkurrentët e saj e raportuan atë se po bënte diçka korruptive. Imagjinoni që “Bechtel” t’i nënshtrohet procedurave atje. Kosova ka dy autostrada me ta, Shqipëria, Kroacia, tani Vuçiq po hap një pjesë të autostradave me ta. Ata janë të suksesshëm kudo”, tha Penov në emisionin “Utrinski Peçat”.

Penov tregon se atmosfera në vend është se po bëhet gjithçka që projekti të bëhet i pamundur.

Ai shtoi se me korridoret 8 dhe 10D Maqedonia do të ketë një imazh tjetër dhe një zhvillim tjetër. “Bechtel” është i detyruar të shpenzojë 100 milionë euro në Maqedoni. Kjo është një për qind rritje.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.