Penguan faljen e xhumasë, shoqërohen në stacionin policor gjashtë qytetarë

May 26, 2023

Ishte koha e xhumasë dhe pritej që të kryhej ky ritual si rëndomë. Por, kështu nuk ndodhi këtë të premte në fashitin Bellopojë të Podujevës.

Disa persona dyshohet se kanë penguar faljen e xhumasë.

Sipas burimeve të Insajderi, këta persona kanë tentuar që ta pengojnë që këtë ritual fetar ta kryej imami Kujtim Hyseni, dhe për këtë është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Siç merr vesh Insajderi, Policia e Kosovës deri tash ka shoqëruar në stacion policor gjashtë persona, por dyshohet se mund të shoqërohen edhe të tjerë.

Kujtojmë se imami Hyseni dhe vet xhamia në Bellopojë u bënë të njohura në publik pas veprimit që kishte ndërmarrë ky imam duke vendosur flamurin kombëtar në minaren e xhamisë më 28 nëntor. Ai kishte pranuar më vonë edhe kërcënime për këtë veprim.

Previous Story

Zhvishet Era Istrefi ia qet flakën Instagramit

Next Story

Tensionohet situata në veri të Mitrovicës…

Latest from Blog

Go toTop