Pengmarrja e 3 policëve, Natasha Kandiç bën thirrje për lirimin e efektivëve, kujton rastin e vëllezërve Bytyqi që u vranë nga Serbia

June 15, 2023

Natasha Kandiç, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, iu është bashkuar reagimeve pas marrjes peng të së tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Në një reagim në Twitter, zonja Kandiç ka shkruar se Serbia duhet t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë. Tutje, ajo ka përmendur edhe tre vëllezërit Bytyqi, ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët u morën peng teksa kalonin përmes Serbisë dhe më pas u vranë nga Policia e Serbisë, pas përfundimit të luftës në Kosovës.

“MUP t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë, me besimin se nuk e dinin se kishin kaluar kufirin dhe në shenjë kujtimi të fatit të vëllezërve Bytyqi, të cilët kaluan kufirin duke ndihmuar romët për të kaluar në Serbi dhe kurrë më nuk u panë të gjallë.” – ka shkruar Kandiç në Twitter.

Previous Story

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mallrave, Serbia në ditë pritet ti humbas afër 1 milionë euro

Next Story

Ramani kthehet në Çair, kërkon mbështetje nga Shvercerat në rrugën e sukseseve të reja

Latest from Blog

Go toTop