Pendarovski: Shumica prej 80 deputetësh për ndryshimet kushtetuese, nuk është e paarritshme

June 20, 2023

“Nëse për 22 vjet kemi përfshirë shtatë etni, i kemi bërë pjesë në Kushtetutën tonë, çfarë dëmi mund t’i bëjë popullit dhe identitetit maqedonas nëse përfshijmë edhe gjashtë bashkësi etnike që jetojnë këtu. Për fat të keq, opozita vendosi të shqetësohet më shumë për vlerësimin e saj sesa për interesat strategjike të shtetit dhe vetëm kjo është arsyeja pse është e pasigurt nëse do të ndryshohet Kushtetuta”, thotë presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për Faktor.mk.

Pendarovski poashtu ka përmendur dhe qëndrimet e fundit të opozitës maqedonase, siç i quan ai të ndryshuara tashmë.

“Opozita bëri një ndryshim 180 shkallësh në lidhje me pretendimet e veta në muajt e fundit dhe në mbledhjen e lidershipit nuk përmendi diktatin bullgar dhe as që kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat për ndryshime kushtetuese. Në mbledhjen e kryesisë ata kanë pranuar të hyjnë në Qeveri dhe të udhëheqin pesë dikastere dhe kanë shprehur kundërshtimin vetëm për pjesëmarrjen në Qeverinë e partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni. Nëse vazhdojnë t’i përmbahen kësaj qasjeje të re, pa përmendur pretendimet e mjegullt se vetëm si bullgarë mund të hyjmë në BE, atëherë shifra prej 80 deputetësh nuk është e paarritshme”, konsideron Pendarovski.

 

Previous Story

Tensionet Kosovë-Serbi, Moisiu kritikon Borrell e Lajçak: Po tentojnë ta bëjnë ujkun qingj

Next Story

Nikollovski: Marrëveshja me Ukrainën është domethënëse, me të cilën do të kemi eksport pa taksa të produkteve tona bujqësore

Latest from Blog

Go toTop