Pendarovski: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të kërcënojë sigurinë e vendit

May 16, 2023

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski sot deklaroi se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të kërcënojë sigurinë e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E kam thënë shumë herë më parë se përfshirja e bashkësive më të vogla etnike në Kushtetutë, duke përfshirë edhe bullgarët, nuk do të kërcënojë sigurinë e shtetit dhe as nuk do ta lëkundë stabilitetin tonë të brendshëm. Pikërisht për këtë e përkraha procesin për ndryshime kushtetuese dhe e delegova përfaqësuesin tim në trupin punues”, tha Pendarovski.

Në fjalën hapëse të konferencës “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Perceptimet, shpresat dhe frika, sfidat dhe zgjidhjet” organizuar nga CIVIL-Qendra për Liri, Pendarovski theksoi se është i bindur se sa më të ndryshëm të jemi, aq më i gjerë është horizonti i mundësitë.

“E gjithë kjo varet vetëm nga ne dhe nga gatishmëria jonë për të pranuar diversitetin si të mirë të përbashkët”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Previous Story

PS fituese e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, Grubi: Urime të gjithë qytetarëve, kryeministrit Edi Rama dhe mikut tim, Erion Veliaj

Next Story

Habit Fjolla Morina! Publikon emrat e kolegeve dhe i quan lavire…

Latest from Blog

Go toTop