Pendarovski: Narrativë nacionaliste e shekullit 19 dhe 20 nuk na duhet në Maqedoninë e Veriut

Presidenti Stevo Pendarovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, u pyet lidhur me komunikatën e tij pas ardhjes së Albin Kurtit në Tetovë, dhe mos reagimin ndaj deklaratës së ministrit të mbrojtjes të Serbisë, i cili në Shkup, deklaroi se “ky vend është çliruar nga Serbia e vjetër”.

“Përse kisha reagim për ngjarjen për shkak se gazetarët më pyetën. Qëndrimi im në princip të mos komentoj ngjarje partiake. Këtu ishte dy punë dolën nga proporcioni dhe reagimi im ishte në këtë pjesë. Aty ishte karta e Shqipërisë së madhe dhe elementi i dytë që më pengoi ishte me Kasamin i cili incizoi video ku tha: mirëserdhët në kryeqytetin e shqiptarëve, dhe ku e paralajmëroi Albin Kurtin si kryeministër të shqiptarëve, që është minimum ofendues për Edi Ramën. Mendoj se lloji i tillë i retorikës nacionaliste, nuk kërkova burg, por thash se nuk duhet ta përdorim në Maqedoni”, tha Pendarovski.

Ai tha se narrativi i shekullit 19 dhe 20 nuk na duhen në Maqedoninë e Veriut.

Share

Go toTop