Të hënën, Rami Hadar u largua nga pozita e trajnerit të klubit basketbollistik Peja.
Ai dha dorëheqje pas humbjes në fundjavë nga Golden Eagle Ylli.
Hadar nuk ishte i kënaqur me vendimet e gjyqtarëve, dhe pati kritika edhe ndaj Federatës së Basketbollit Kosovar.
Skuadra pejane, e falënderoi Hadarin dhe i është mirënjohëse për sukseset e tij me verdhezinjtë, ku e fitoi edhe tirullin e Kampionit në vitin 2023.
Me këtë rast trajneri mori një dhuratë të veçantë pas largimit.
Klubi ka bërë një ‘unazë’ dhuratë trajnerit Rami Hadar, i cili nesër largohet nga qyteti i Pejës.