Pediatria në Spitalin e Gostivarit me hapësira tërësisht të rinovuara, Grubi: Është obligimi ynë kujdesi për mirëqenien shëndetësore të fëmijëve

June 1, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte sot pjesëmarrës në përurimin e hapësirave të rinovuara të repartit të pediatrisë në spitalin e Gostivarit.

Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se është obligim I gjithësecilit që të kujdeset për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve.

Statusi i plotë:

Ishte kënaqësi që me rastin e Ditës botërore të fëmijëve, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Faton Ahmeti, drejtorin e Byrosë për Ekspertizë Ligjore, Valdet Xhaferi dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, Ylber Ademi lëshuam në përdorim repartin tërësisht të rinovuar të pediatrisë në Spitalin e Gostivarit.
Është obligim ynë i përditshëm njerëzor dhe institucional kujdesi për mirëqenien shëndetësore të fëmijëve, buzëqeshjen dhe lumturinë e tyre.
Gëzuar ditën ndërkombëtare të mbrojtjes së fëmijëve!

Previous Story

Princesha arabe zëvendësoi hixhabin me një fund të shkurtër dhe shkaktoi kaos

Next Story

Situata e tensionuar në veriun e Kosovës, Grubi: Nuk ka rrezik, Vuçiqi po tenton të krijoi një krizë të shtirur!

Latest from Blog

Go toTop