Pedagogia shqiptare propozon që në Shqipëri të ketë plazhe për gratë me mbulesë islame

Pedagogia Malvina Tafçiu sugjeroi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania që në Spille të bëhet një plazh për gratë myslimane duke dhënë dhe shembullin e plazhit në Turqi.

Tafçiu theksoi se ajo vet ndihet mirë me veshjen e posaçme të grave myslimane në plazh dhe nuk pranon të paragjykohet për zgjedhjet e saj.

“Po flasim për një shoqëri demokratike, që themeli i shoqërisë demokratike është diversiteti kulturor. Në momentin që ti shkel liritë themelore, individuale normalisht që ti minon konkretisht vet të gjithë sistemin e jetës demokratike. Nëse unë shkoj në një plazh që nuk ka njerëz si unë, e di shumë mirë që do të paragjykohem sepse ata nuk e kanë problemin me veshjen time, e kanë me islamin në tërësi.

Përse në vend që tua mohosh të drejtën e plazhit grave myslimane dhe të bësh diskriminim nuk iu krijon mundësi për t’i shijuar plazhet dhe bukuritë e natyrës? Siç e ka Turqia, ka vende specifike për gratë myslimane. Një ndër plazhet që ne myslimanët frekuentojmë është Spilleja. Ka plot mënyra dhe forma se si unë ta shijoj jetën dhe të shfrytëzoj hapësirat publike,” – u shpreh Tafçiu.

Jo pak herë vajzat dhe gratë myslimane janë paragjykuar në plazh për faktin që zgjedhin të jenë të mbuluara me burka. Këtë herë debati ka lindur në Itali. Kryetarja e një bashkie italiane ka nxitur polemika në vend me deklaratën e saj kundër praktikës së hyrjes në det me veshje të tjera përveç rrobave të banjës dhe bikinit.

Anna Maria Cisin ka nxitur kryesisht reagimet e myslimanëve, pasi deklarata e saj për qëndrimin në plazh me rroba si të papranueshme, ishte ngacmuese për ta.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.